Molliqaj: Paaftësi dhe paranojë, institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Daradan Molliqaj thotë se institucionet që qeverisen nga Vetëvendosje janë të mbyllura meqë sipas tij mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej.
Ministria e Shëndetësisë nuk i ka dhënë qasje PSD-së në disa dokumente që lidhen me lirimin e masave antiCovid gjatë kohës kur vendi regjistronte një numër të madh të rasteve të infektuara, përkundër që kanë kaluar 53 ditë nga parashtrimi i kërkesës. Kryetari i PSD’së ka publikuar disa letra të cilat tregojnë kërkesat që kanë parashtruar.
“Paaftësi dhe paranojë. Ky është kombinim fatal. Institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura sepse mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej. Por, jo rrallë gjërat mbesin pezull nga mungesa e kompetencës. Paranoja sjell bunkerizim, paaftësia pezullim e mungesë pune. Qeveria dhe Kuvendi janë të bunkerizuara, por edhe tejet të ngathta. Ja shembujt konkret: 1. Kanë kaluar 53 ditë ç’prej se kemi dorëzuar kërkesën për çasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Vendimi i dates 12 gusht për lirim të masave të pandemisë në vlugun e infektimeve duhet të zbardhet. Për këtë duhet ta dimë rekomandimin e IKShP-së. Ministria po hesht. 2. Kanë kaluar 33 ditë prej se i kemi dorëzuar në Komisionin për Peticione plotësimet e kërkuara nga KQZ lidhur me Peticionin për Faljen e Gjobave të Pandemisë. Edhe këtu asnjë përgjigje”, ka thënë Molliqaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?