Anibar me ekspozitë kushtuar historisë së kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Anibar nga e premtja e kaluar(5 nëntor) ka hapur për publikun ekspozitën e historisë së gjatë të kinemasë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë.
Përmes një njoftimi, Anibar bën të ditur se të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë ekspozitën, janë të mirëpritur nga dita e hënë deri të premten, me fillim nga ora 11:00 deri në 17:00.
Gjithashtu, mësohet se kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 15 prill 2022.
Në ekspozitë do të shfaqen pajisjet dhe përdorëset nga arkivi i kinemasë, si posterët dhe projektorët e filmave, por gjithashtu do të shfaqen katër vepra të reja arti të prodhuara nga artistët e rinj të cilëve iu dha mundësia për ta shprehur talentin, artin dhe kreativitetin e tyre përmes kinemasë si burim të frymëzimit.
Artistët e përzgjedhur që do të shfaqin veprat e tyre janë Liberta Shtimjani, Mirjeta Qehaja, Adnan Kryeziu dhe Eliza Shala./21Media
 

Back to top button