Arsovska pranon detyrën e kryetares së Qytetit të Shkupit

Në hapësirat e Qytetit të Shkupit, sot u mbajt pranim-dorëzimi i funksionit të kryetarit të qytetit ku njeriu i parë i deritanishëm i Qytetit, Petre Shilegov ia dorëzoi detyrën kryetares së re të Qytetit, Danella Arsovska. Deklaratë pas ngjarjes dha vetëm Shilegovi, i cili theksoi se e ka njoftuar Arsovskën me gjërat themelore.
“Unë pres se së shpejti do të njihet me problematikën në qytet e cila është komplekse në shumë sfera, megjithatë ekipi që mbeti këtu është seriozisht profesional dhe pres se do t’i ndihmojnë të ketë punë të suksesshme”, tha Shilegov.
Nga ekipi i Arsovskës paralajmëruan se në ditët në vijim kryetarja e re e Qytetit do t’i drejtohet opinionit përmes një konference për shtyp./TV21

Back to top button