Kaloni te përmbajtja kryesore

Kapet duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet shoferi i autobusit

Policia e Shtetit Shqiptar sot ka infomuar se në fshatin Cerujë është arrestuar një 57 vjeçar, sepse po transportonte me autobus 9 emigrantë të paligjshëm.
“Si rezultat i kontrollit, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Ceruje, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin autobus që drejtohej nga shtetas F. L. Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas po transportonte me autobus, në drejtim të Tiranës, 9 shtetas nga Siria, kundrejt fitimit. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 57 vjeç, banues në Tiranë.”, ka bërë të ditur policia.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti dhe një aparat celular.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button