Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy persona të lënduar në aksidentin në Llapushnik

Dy persona u lënduan në aksidentin që ndodhi paraditen e sotme në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llapushnik.
Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Sot rreth orës 10:45, në rr. Nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Llapushnik, është shkaktuar një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë një kamion dhe një automjet. Dy persona kanë marrë lëndime trupore, janë dërguar për trajtim mjekësore dhe pastaj janë liruar. Njësitet kompetente janë marrë me rastin”, ka thënë Hoxha.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button