Një viktimë dhe 7 raste të reja me koronavirus
Këtë të shtunë është regjistruar një rast i vdekjes me Covid-19. Ndërsa, pas testimit të 1 mijë e 725 mostrave, 7 persona kanë rezultuar pozitivë.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 13 nëntor, 13 persona janë shëruar derisa 420 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka nisur procesin e imunizimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti.
Deri më 13 nëntor, 749.432 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 845.017 persona kanë marrë dozën e parë./21Media
