Manchester United të bindur se Zidane do të jetë trajneri i tyre i ri
Manchester United është duke i shtuar përpjekjet për të marr në radhët e veta ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, raporton “The Times”.
“Djajtë e Kuq” po punojnë për të bindur francezin që të zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin, i cili është nën presion të madh pas një fillimi të dobët të sezonit garues 2021/22 në Premier Ligë.
United shpreson që prania në skuadër e ish-yjeve të Madridit, Raphael Varane dhe Cristiano Ronaldo, do ta bindë Zidanin të pranojë një sfidë të re në Premier Ligë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?