Rama: Emocionin e kësaj fitore nuk mund ta përshkruaj me fjalë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama ka shpallur fitoren në Komunën e Prishtinës.
Në një konferencë për media ai ka thënë se emocionin e kësaj fitore nuk mund ta përshkruaj me fjalë.
Sipas numërimit të mbi 94% të vendvotimeve, Përparim Rama ka 50,84% të votave, ndërsa Arben Vitia nga LVV ka 49,16% të votave./21Media