Policia ndaloi katër shtetas rusë për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë

Sot policia ka bërë të ditur se rreth orës 11:45 në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja, në të cilën ndodheshin katër persona, shtetas të huaj (rusë), të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.

”Katër personat e ndaluar dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare””, bëhet e ditur në komunikatë.

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme./21Media

Back to top button