Skuadra e madhe italiane ndryshon pronësi
Epoka e Enrico Preziosit në Genoa ka përfunduar, pasi klubi zyrtarisht shpalli partnerët ”777” si pronarë të rinj dhe Alberto Zangrillon si presidentin e tyre të ri.
Mbyllja për shitjen e Genoa CFC përfundoi sot dhe ”777 Partners” tashmë janë pronar të klubit më të vjetër në futbollin italian.
Alberto Zangrillo i është bashkuar Bordit të Drejtorëve në “Grifone” dhe është emëruar si presidenti i ri i klubit ligurian.
Andriy Shevchenko ka zëvendësuar së fundmi Davide Ballardini si trajner dhe “Rossoblutë” thuhet se po kërkojnë gjithashtu një drejtor sportiv të profilit të lartë.