Në 24 orët e fundit 2 mijë e 800 qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit, që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.
Deri më sot në total 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 474 testime t 1.474 testime kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 570.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 407./21Media
Back to top button