Ndërprerja e rrymës në Kolovicë, KEDS jep informacione

Në lagjen Kolovicë të Prishtinës më saktësisht banorët e rrugës ”Gjelal Hajda” kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike që nga ora 10:00 e mëngjesit të djeshëm.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se ka qenë ndërprerje e planifikuar si pasojë e punimeve në rrjet, por siç tha ai pas përfundimit të punimeve ka pasur probleme në tri trafo.
Buzhala bëri të ditur se ekipet janë duke punuar në rregullimin e këtij problem.
‘’Ndalesë e planifikuar për shkak të punimeve në rrjet. Fatkeqësisht pas perfundimit të punimeve ne tri trafo kemi pasur problem’’, tha Buzhala./21Media

Back to top button