​Deputetja i drejtohet Kurtit: Nuk leni vend pa shkuar me xhipa të zi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se sipas saj, ka harruar interesat e qytetarëve të Kosovës.
Krasniqi tha se kryeministri nuk lë vend pa shkuar me xhipa të zi, por që tha se as kjo paraqitje nuk i bëri punë kryeministrit se qytetarët janë bindur se i ka vendosur interesat personale mbi ato të qytetarëve.
“Tani kur u afrua koha e zgjedhjeve lokale vendosët t’i ndani nga 100 euro shtesë por vetëm për muajin nëntor, por kjo u pa që nuk ju kreu punë më, sepse edhe xhipat e zi të cilët nuk mund të mos i përmend sepse i patët kritikuar shumë sa ishit në opozitë, ndërsa tani nuk leni vend pa shkuar me ta. Por, nuk ju kryejti punë as ajo paraqitje se qytetarët tashmë janë të bindur se ju i keni vendosur interesat personale mbi ato të qytetarëve dhe mirëqenien e tyre”, tha ajo.

Back to top button