Arrestohet 51-vjeçari i dënuar me 10 vjet burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Shtetit Shqiptar sot ka informuar se ka arrestuar në Tiranë një 51 vjeçar, i dënuar me 10 vjet burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
“Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Reagimi”, si rezultat të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Xhevahir Mzhika, 51 vjeç, banues në Tiranë.”, ka informuar policia.
Shtetasi Xhevahir Mzhika është kapur në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit, dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.
Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 51-vjeçari është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 16.08.2014, tek ish Fusha e Aviacionit, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasin F. S./21Media

Back to top button