BioNTech ka filluar punën për vaksinë specifike për variantin Omicron
Kompania “BioNTech” njoftoi se po punon për të përshtatur një vaksinë për variantin e ri të Covid-19, Omicron, pasi i njëjti po përhapet në vende të ndryshme në botë.
BioNTech nisi të punonte në modifikimin e vaksinës, megjithëse nuk ishte ende e qartë nëse do të ishte e nevojshme të ripërpunonte vaksinën e saj për këtë variant.
Bioteknologjia gjermane dhe partneri i saj i vaksinës Covid, “Pfizer Inc” vendosën plane muaj më parë për të siguruar që një version i ri i vaksinës së tyre që të mund të dërgohej brenda 100 ditëve nëse është e nevojshme.
Varianti ‘Omicron’ ka ngritur shqetësime në mbarë botën.
“Moderna Inc”, e cila prodhon një tjetër vaksinë të ARN-së për Covid, ka filluar një proces të ngjashëm vlerësimi dhe zhvillimi, nëse është e nevojshme të një vaksinë të re. Të dyja kompanitë kanë thënë se duhet të bëhet e qartë brenda javësh nëse do të nevojitet një vaksinë e përshtatur.
Përveçse në Afrikën e Jugut, varianti është identifikuar edhe nëpër shumë vende të tjera, për çka shumë shtete si Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime në udhëtime./21Media