Edi Rama i fiksuar pas “Diellit” të Fifit, vjen reagimi i artistes

Kënga e re e publikuar e artistes, Filloreta Raçi – Fifi u ka pëlqyer të gjithëve, në mesin e tyre është edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama në Instagram, kishte ndarë një video ku në sfond dëgjohej kënga “Diell” e Fifit.
Kështu, nuk la pa u komentuar nga të gjithë kjo ngjarje.
E pas kësaj ka reaguar edhe Fifi.
“Pa fjalë”, ka shkruar Fifi në InstaStory gjersa ka shpërndarë postimin e Ramës.

Gjithashtu, postimin e kryeministrit e ka shpërndarë kantautori Flori Mumajesi, i cili ka paralajmëruar se do të bllokojë të gjithë ata që shpërthejnë në komente pa lidhje.
“Bllok e ka kush fillon e shpërthen në komente pa lidhje në profilin tim! Besoj do e kem mirëkuptimin tuaj. Këtu nuk jemi në forume politike të asnjë partie dhe të asnjë programi televiziv. Shijoni pamjen dhe sigurisht këngën”, ka shkruar Flori në Instagram./21Media

Back to top button