Peci e Naig zotohen për thellim të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë një takimi virtual me Sekretarin për Bujqësi të Ioëas, Mike Naig diskutuan për hapat që do të ndërmarrin për të konkretizuar bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, bazuar kjo edhe në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar gjatë këtij viti mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Universitetit të Ioëas të Shkencës dhe Teknologjisë.
Peci prezantoi hapat e ndërmarrë për avancimin e sektorit të bujqësisë gjatë këtyre muajve, si dhe e njoftoi Naig për mundësitë që i ofron sektori i bujqësisë për investime, me fokus të veçantë në kultivimin e drithërave, industrinë e prodhimit dhe përpunimit të mishit dhe nën-produkteve të tij, industrinë e qumështit dhe nën-produkteve të tij si dhe për kultivimin e frutave dhe perimeve.
Duke theksuar potencialin që ka Kosova për zhvillimin e bujqësisë, Peci e njoftoi Sekretarin Naig edhe për fuqinë e re punëtore në Kosovë, si dhe përfshirjen e të rinjve në veprimtaritë bujqësore.
Po ashtu, Ministri Peci potencoi se rol në zhvillimin e sektorit të bujqësisë viteve të fundit kanë dhënë edhe gratë fermere, të cilat janë shndërruar në histori suksesi, duke potencuar këtu Kooperativën e Grave të Krushës.
Të të dy u dakorduan për rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe ekspertizës e në veçanti Ministri Peci theksoi se Ioëa mbetet ndër shembujt kryesorë për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, duke pasur parasysh që Ioëa është ndër shtetet më të zhvilluara për nga sektori i bujqësisë, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në botë.
Ndryshe, Naig shprehu falënderimet e tij për takimin e frytshëm dhe e pranoi me kënaqësi ftesën e Ministrit Peci për ta vizituar Kosovën në të ardhmen./21Media

Back to top button