Plagoset me armë zjarri një 24 vjeçar në Obiliq
Një person i moshës 24 vjeç është qëlluar me armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”, ka thënë Borovci.
Tutje, Borovci bëri të ditur se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm.
“Është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, shtoi Borovci./21Media