Plagoset një person në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Sot si pasojë e një përleshjeje te nënkalimi te Santea në Prishtinë, një person është gjetur i plagosur nga një mjet i mprehtë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka treguar se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.
”Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 :30 dhe bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./21Media

Show More
Back to top button