Asnjë pacient me Covid-19 s’është i shtrirë në QKUK
Asnjë pacient me Covid-19 pozitiv nuk është duke u trajtuar në QKUK, ndërkaq në spitalet e përgjithshme ka 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19, ka informuar sot Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Sipas ShSKUK-së, në QKUK po trajtohen 29 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 6 pacientë si post-Covid-19.
“Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.”, ka informuar ShSKUK.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë post-covid
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.
Situata epidemiologjike në Kosovë aktualisht është stabile, por në rajon, Evropë dhe botë është rënduar në javët e fundit me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529), i cili është raportuar tashmë në shumë shtete të botës dhe rrezikon përhapjen e këtij varianti edhe në Republikën e Kosovës. Andaj, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka apelur për vakisinim, sipas tyre, vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin./21Media