“Miss Universe 2021”, 21 vjeçarja nga India fiton titullin e më të bukurës

Harnaaz Sandhu nga India u kurorëzua si Miss Universe 2021 të dielën, duke shënuar fundin e një konkursi goxha të diskutueshëm të organizuar këtë vit në Izraelin jugor.
Në një fjalim në skenë gjatë konkursit, Sandhu u kërkoi të rinjve të dinë se jeni unik dhe kjo është ajo që ju bën të bukur, duke mos e krahasuar veten me të tjerët.
“Kam besuar në veten time dhe kjo është arsyeja pse po qëndroj këtu sot”, shtoi ajo, duke marrë duartrokitje të forta nga publiku.
Konkursi u mbajt në qytetin turistik të Eilat, me 80 gra nga e gjithë bota që konkuruan për kurorën e më të bukurës.
Mbrëmja e së dielës ishte dita e fundit e garës, ku eliminimet ngushtuan numrin e finalistëve deri sa mbetën dy të fundit.
Nadia Ferreira e Paraguait dhe Lalela Mswane e Afrikës së Jugut ishin nënkampionet e para dhe të dyta, respektivisht.
Konkursi u drejtua nga komediani Steve Harvey.
Pasi u shpall fitorja e saj, ajo festoi me konkurentët e tjerë në skenë, duke bërtitur para një aparati fotografik, “Chak de Phatte India”, një pasthirrmë Punjabie e ngjashme në kuptimin “Le ta bëjmë këtë, Indi!”
Konkursi i këtij viti shënon konkursin e dytë Miss Universe të epokës Covid. Kufijtë e Izraelit ishin vendosur të hapeshin për turistët e vaksinuar përpara ngjarjes kryesore të këtij viti, e cila do të kishte lejuar mijëra fansa të merrnin pjesë.
Por, me shfaqjen e variantit të ri Omicron, qeveria izraelite mbylli kufijtë e saj për të huajt dy javë përpara konkursit dhe i hodhi në “kaos” planet dhe përgatitjet e udhëtimit.
Kujtojmë që, Kosova këtë vit u përfaqësua nga Tuti Sejdiu./21Media

Back to top button