Shkon në shtatë numri i viktimave në Sicili

Ekipet e shpëtimit në Itali nxorrën katër trupa nga ndërtesat e shembura në Siçili, të hënën pas një shpërthimi të gazit.
Të paktën shtatë persona vdiqën tani pasi shpërthimi shkatërroi katër ndërtesa banimi të shtunën në mbrëmje në qytetin sicilian, Ravanusa.
Zjarrfikësit thanë se po vazhdojnë kërkimet në rrënojat për dy persona që ende thuhet se janë të zhdukur.
100 persona të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të shpërthimit.
Autoritetet thanë se katër shtëpi ishin shembur dhe tre të tjera u dëmtuan gjatë shpërthimit, i cili u dëgjua deri në 6 km larg.
Mes trupave të nxjerrë nga rrënojat në orët e para të së hënës ishte S.P, një infermiere 30-vjeçare, e cila ishte shtatzënë në muajin e nëntë.
Ajo u gjet së bashku me trupat e bashkëshortit dhe prindërve të saj.
Ekipet e shpëtimit përdorën qen nuhatës për të gjetur trupat e tyre.
Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Luca Cari tha se rrënojat duheshin hequr pjesë-pjesë për të parandaluar shembjet e mëtejshme që mund të rrezikonin si zjarrfikësit ashtu edhe këdo tjetër që ishte ende nën rrënoja./21Media

Show More
Back to top button