Dritaret e errësuara të veturave, sanksionohen 33 shoferë
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonia e Veriut ka njoftuar se gjatë periudhës prej 06.12.2021 deri 12.12.2021, ka realizuar kontroll për sanksionim të veturave që posedojnë dritare të errësuara, por që nuk kanë leje përkatëse, me ç’rast janë sanksionuar 33 shoferë.
Është bërë e ditur se kontrollet e ashpërsuara do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim dhe është apeluar te qytetarët që të vozisin me kujdes dhe duke respektuar sinjalizimin rrugor, shkruan TV21./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?