Osmani: Do të ofrojmë mbështetje për ndriçimin e rastit “Lagjja e Trimave”
Kosova do të ofrojë mbështetje për Maqedoninë e Veriut për të hapur një hetim ndërkombëtar në lidhje me ndriçimin e rastit “Lagjja e Trimave”.
Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me homologun nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.
“Duhet që bashkëpunimi që për momentin ekziston, ndërmjet dy ministrive të Drejtësisë, të shtyhet përpara në mënyrë që për këto çështje të diskutohet në mënyrë institucionale. Çka do që themi përtej kësaj mendoj që do të ishin deklarata politike që nuk i ndihmojnë asnjë rasti që është në institucionet e drejtësisë”, ka thënë Osmani./21Media