Zjarri në Qendrën Tregtare lë më shumë se 100 njerëz të bllokuar në çati

Më shumë se 100 njerëz janë bllokuar në çatinë e Qendrës Botërore të Tregtisë në Hong Kong në pritje të shpëtimit pas një zjarri që shpërtheu të mërkurën.
Policia e Hong Kongut konfirmoi për BBC-në se të paktën tetë persona u lënduan dhe u dërguan në spital.
Policia tha se zjarri shpërtheu në dhomën e makinerive dhe u zhvendos në skelat përreth ndërtesës. Objekti është aktualisht në rinovim.
Nuk është raportuar për viktima dhe operacionet e shpëtimit janë ende në proces, transmeton rtv21.tv.
Tetë të lënduarit janë të moshës nga 31 deri në 72 vjeç. Sipas autoriteteve deri tani janë evakuuar gjithsej 150 persona.
Të gjitha dyqanet ishin liruar gjatë punimeve të rinovimit, duke lënë në funksion vetëm disa nivele të ndërtesës kryesisht restorante dhe zyra, sipas South China Morning Post.
Zjarri në Qendrën Botërore të Tregtisë 38-katëshe në rrugën Gloucester u raportua në kohën e drekës./21Media

Back to top button