Kosova projekti më i suksesshëm i politikës amerikane dhe evropiane
Presidentja, Vjosa Osmani sot gjatë adresimit të saj vjetor para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, u shpreh se është angazhuar që të mbrojë dhe të shtyjë përpara interesat e Kosovës.
E para e vendit tha se gjatë kësaj përiudhe ka inicuar praktikën e kordimit të rregullt ndërinstitucional me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.
Ajo u shpreh se Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës amerikane dhe evropiane.
“Në jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës amerikane dhe evropiane si dhe it ë gjithë atyre që u rreshtuan pranë neshë”, u shpreh Osmani”.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka qenë në sallë për të dëgjuar adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani./21Media