“Zgjoi”, fitues i dyfishtë në festivalin francez

“Zgjoi” s’ka të ndalur.
Filmi i shumë çmimeve “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, ka fituar dy çmime në edicionin e sivjetmë të Festivalit “Arcs Film Festival”.
“Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e publikut dhe të jurisë.
Kështu, ky është një tjetër triumf në një Festival që si synim ka të promovojë diversitetin e kinemasë evropiane. Edicioni i 13-të, ashtu si çdoherë, po mbahet në Alpe.
Në këtë edicion pjesëmarrës ishin më shumë se 120 filma nga e gjithë Evropa./21Media

Back to top button