Rrëzohet shtylla elektrike në lagjen “Bunari i Hajratit”, qytetarët në rrezik
Që dy ditë është rrëzuar një shtyllë elektrike në lagjen “Bunari i Hajratit” në Prishtinë. Banorët e kësaj ane po ndihen të rrezikuar me këtë gjendje.
Portali rtv21.tv ka siguruar pamje ku shihen shtylla dhe kabllot elektrike në tokë, në rrugën “Sheshi i Arbrit”.
Lidhur me këtë rast rtv21.tv po ashtu ka kërkuar një përgjigje nga zyrtarët e KEDS-it, mirëpo të njëjtit ende nuk janë përgjigjur./21Media