Në 24 orët e fundit, rreth dy mijë qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 978 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në raport bëhet e ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.
Deri më sot 776 mijë e 653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
Këtë të shtunë një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë, ndërsa nga testimi i 1 mijë e 679 mostra 12 raste kanë rezultuar pozitivë.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një komunikatë për media sa i përket gjendjes epidemiologjike në Kosovë. IKSHPK ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë është stabile, mirëpo duke shikuar vendet evropiane edhe Kosova rrezikohet nga përhapja “Omicron”./21Media

Back to top button