Të enjten, Çeku ballafaqohet me komunitetin teatror
Ministria e Kulturës po vazhdon serinë e diskutimeve të hapura mbi kulturën, përmes bashkëbisedimit në mes të Ministrit Hajrulla Çeku dhe komuniteteve artistike.
Kështu, të enjten Çeku do të zhvillojë një takim me komunitetin teatror në vend.
Sipas një njoftimi të MKRS-së, Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve në zhvillimin e politikave.
Gjithashtu, Diskutimi i pestë do të fokusohet në fushën e teatrove dhe mbahet me datë 23.12.2021, ora 17:00, në Kino Armata, Prishtinë, bëhet e ditur në njoftim./21Media