Dy të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit në Shqipëri, duke bërë që numri total i viktimave nga ky virus të arrijë në 3 mijë e 180.
Nga 3 mijë e 696 testime të kryera janë konfirmuar 343 raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja janë në këto bashki: 165 në Tiranë, 17 në Vlorë, 15 në Fier, 12 në Sarandë, 11 në Durrës, 10 në Kamëz, 9 në Elbasan, 8 në Vorë, 6 Divjakë, 5 në Shkodër, Mat, Memaliaj, Korçë, Berat, Kuçovë, 4 në Lezhë, Mirditë, Patos, Lushnje, Tepelenë, Skrapar, 3 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Devoll, 2 në Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Gjirokastër, 1 në Kukës, Has, Shijak, Selenicë, Himarë, Maliq, Dimal, Belsh, Peqin, Librazhd.
Janë shëruar 333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198 mijë e 263 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë 5 mijë e 173 raste aktive me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar./21Media