Inteligjenca artificiale dhe propaganda hibride sfidë për demokracinë në Kosovë

Qëndrueshmëria demokratike dhe sfidat që paraqesin ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore në Kosovë u diskutuan në sesionin e dytë në kuadër të Forumit 2026 të organizuar nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.
Arian Starova nga Atlantic Council of Albania, tha se lufta hibride është bërë gjithnjë më e vështirë për t’u përballuar për shkak të zhvillimit të teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe konkurrencës globale.
“Ne tani, si vende dhe flas për Kosovën dhe Shqipërinë, jemi rreshtuar te familja, dhe natyrisht jemi pjesë e luftës kundër ndërhyrjeve hibride. Dhe kjo luftë për t’u përballur është jashtëzakonisht e vështirë, për dy rrethana së pari. Aktualisht, e para, teknologjia e informacionit është në një ekstrem dhe ka rritur në në maja, që ka kapërcyer edhe skajet më të pafytyrshme të inteligjencës artificiale, e para. E dyta, konkurrenca gjeopolitike është ashpërsuar, pra e ngjashme me luftën e ftohtë, ku në një formë që nga regjimet autoritare, regjime liberale që kanë që që investojnë lirinë. Në këto kushte kuptohet që ne duhet të përpiqemi me të gjithë format që t’i që ta përballim këtë ndërhyrje. Ne jemi shoqëri të lira, shoqëri demokratike, shoqëri të përsosura nuk ka, shoqëri shoqëri demokratike të cilat duhet të mbrohen fort dhe të ecin sepse kemi bazë vlerat e mëdha, dinjiteti i njeriut, liria e tregut, liria e të menduarit, liria e të organizuarit, gjëra që andej nuk janë”, tha ai.
Sipas tij, ndërhyrjet në fushatat zgjedhore ndikojnë drejtpërdrejt në vullnetin e qytetarëve dhe deformojnë votën përmes metodave artificiale.
Starova theksoi se organizatat joqeveritare, partitë politike dhe mediat duhet të jenë më aktive dhe më hulumtuese ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe mënyrave se si ato realizohen.
Ndërkaq, Gani Zogaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) tha se siguria kibernetike në zgjedhje është bërë sfidë kritike, pasi proceset demokratike varen gjithnjë e më shumë nga sistemet digjitale.
“Siguria kibernetike në kontekstin zgjedhor është bërë një nga më të rëndësishme për mbrojtjen e proceseve demokratike dhe stabilitetit institucional. Proceset zgjedhore moderne varen gjithnjë e më shumë nga infrastruktura digjitale. Pra, këtu përfshihen sistemet e, përfshirë bazat e të dhënave të votuesve, sistemet e komunikimit, platformat digjitale, dhe mediat e teknologjitë e zgjedhjeve që përdoren gjatë zgjedhjeve. Në këtë kontekst, kërcënimet mund të përfshijnë sulmet ndaj sistemeve zgjedhore, siç janë qasjet e paautorizuar në të dhënat, fushatat e dezinformimit në rrjetet… Edhe rajoni jonë është përballur me raste serioze. Kemi raste të sulmeve kibernetike që kanë ndodhur raste masive në vitin 2022, 2024. Shqipëria, që është njëra prej vendeve që ka pasur këtë sulm, pastaj edhe Kosova dhe Mali i Zi, pra, janë përballur me sulmet më të mëdha kibernetike, ë, ndaj institucioneve dhe shërbimeve digjitale, ë, publike. E një komponentë tjetër e rëndësishme që përmendi edhe zoti Starova, është komponenta e inteligjencës artificiale. Kjo ka krijuar dimensione të reja në fushën e sigurisë kibernetike. Këto teknologji zakonisht”, u shpreh ai.
Ai paralajmëroi se sulmet kibernetike, dezinformimi dhe qasjet e paautorizuara mund të cenojnë integritetin zgjedhor dhe besimin publik. Sipas Zogajt, përvojat ndërkombëtare dhe rajonale tregojnë se këto kërcënime ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin institucional, ndërsa zhvillimi i inteligjencës artificiale po i bën ato edhe më komplekse dhe më të vështira për t’u menaxhuar.
Për integritetin zgjedhor në media foli edhe profesori Alban Zeneli nga Instituti i Medias, i cili kërkoi që edukimi medial të bëhet lëndë e detyrueshme në arsimin parauniversitar.
“Lënda e edukimit për media duhet me u bë lëndë obligative në sistemin publik të arsimit parauniversitar, që i bie kushdo që e përfundon shkollën parauniversitare duhet me doemos me i fitu disa shkathtësi për me u përballë me këtë nivel të çrregullimit informativ. E dyta mendoj që organizatat e shoqërisë civile, akademia, aktivistë të shoqërisë civile duhet me u marrë me pjesë të shoqërisë, të cilët nuk janë në proces shkollimi. Po e zëmë, me kategorinë e pensionistëve, me kategori, të cilat, grumbullimi i prindërve diku, me kategori të tjera, që çka duhet, këta aktivistë duhet me, organizatat e shoqërisë civile duhet me punu në ngritje të shkathtësive të tyre. Po ashtu, mendoj që një pjesë e rëndësishme e obligimit ju bie medieve kredibile po ashtu. Ne kemi fatmirësisht shumë medie dhe shumë kredibile në Kosovë. Prandaj mendoj që me rritjen e transparencës së këtyre medieve kredibile dhe me bërjen e dallimit mes një media kredibile, që është transparente, që tregon kush është pronari, kush është redaksia, cili është procesi që është ndjekur për me prodhu lajmin, pra, këto, të gjitha këto i bën publike”, tha ai.
Zeneli kritikoi mungesën e reformave në këtë drejtim, duke thënë se përkundër avokimit 17-vjeçar për edukimin medial, ndryshimet kanë ecur shumë ngadalë.
Ndërkohë, profesori Gjon Çulaj tha theksoi se Serbia vazhdon të ushtrojë ndikime hibride ndaj Kosovës, duke tentuar të ndikojë perceptimin ndërkombëtar për Kosovën si shtet jofunksional dhe duke penguar proceset integruese.
“Ndërhyrjet kryesore në Kosovë janë bërë dhe bëhen nga Serbia. Edhe në strategjinë tonë nacionale të sigurisë, Serbia paraqitet si kërcënimi kryesor, edhe në formën konvencionale, po dhe jo konvencionale, e meqenëse po flasim në… ndërhyrjet jo konvencionale, pra për ndërhyrjet hibride në Kosovë, natyrisht edhe në kontekstin modern, pra dhe në arenën ndërkombëtare të sigurisë, këto veprime konsiderohen pjesë e strategjisë hibride. Pra, Serbia nuk po bën akte të izoluara, është pjesë e një strategjie nacionale që vazhdon që nga përfundimi i luftës në Kosovë, që Kosovën me e paraqit si vend të dështuar ose si një shtet jofunksional, duke pasur parasysh se zgjedhjet, organizimi i zgjedhjeve, si proces ndërsie, është një parametër jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili i vlerësoni në arenën ndërkombëtare”, tha ai.
Sipas tij, përdorimi politik i komunitetit serb përmes aktorëve lokalë mbetet një nga format e ndikimit hibrid.
“Këtë Serbia e ka bërë edhe përmes instrumentalizimit të bashkëqytetarëve tanë serbë, sidomos në veri të vendit, përmes instrumentalizimit të një partie politike siç është Lista Serbe dhe e cila jo për të mirën e serbëve, as për t’ua përmirësuar kushtet këtë garantojnë institucionet e Kosovës, mirëpo kryesisht për t’i përdorur për qëllime politike të brendshme në Serbi”, tha ai.
Megjithatë, Çulaj vlerësoi se institucionet e Kosovës kanë arritur të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, ndonëse polarizimi politik mbetet një sfidë e brendshme për vendin.
Në fund drejtori i institutit “Octapus”, Arben Fetoshu tha se duhet pasur një qasje të mënjehersehme sa i përket sigurisë së institucioneve duke pasur parasysh qëllimet e Serbisë që të pamundësojë që qytetarët serbë të ushtrojnë në mënyrë të lirë dhe demokratike të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur përfaqësuesit politikë në institucionet e Kosovës
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?