Gjermania raporton vdekjen e parë nga varianti Omicron
Instituti gjerman, Robert Koch për sëmundjen infektive konfirmoi vdekjen e parë në Gjermani për shkak të variantit Omicron të enjten.
Sipas Istitutit personi ishte midis moshës 60 dhe 79 vjeç, transmeton rtv21.tv.
Në Gjermani janë raportuar 810 raste të reja të Omicron, duke e çuar numrin total të rasteve me variantin më ngjitës në 3 mijë e 198.
Të vetmet raste të numëruara janë ato që zbulohen nga një sekuencë e plotë e gjenomit ose një dyshim diagnostikues i bazuar në një test PCR specifik për variantin./21Media