Çdo ditë në orën 5 një keqbërës po dëmton kutitë e shpërndarjes së fibrave optike të internetit
Një person ende i paidentifikuar, prej një jave ka nisur të dëmtojë kutitë e shpërndarjes së fibrës optike të një kompanie interneti në qytetin Vlorës (NISATEL).
Personi i cili di vendndodhjen, shfaqet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit në pika të ndryshme të qytetit.
Keqbërësi duket si njeri i fushës pasi e di mirë çfarë dëmton, duke dëmtuar sistemin e fibrave.
Policia ka nisur të marrë në pyetje disa persona.
Dëmet e shkaktuara bëhen vetëm te e njëjta kompani ndërsa individi pasi kryen dëmtimin largohet i qetë.
Vetë kompania ka vendosur një shpërblim për këdo jep informacione mbi identitetit e autorit./oranews