Abdixhiku thotë se Krishtlindja e sivjetme na rikujton harmoni
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se shqiptarët e Kosovës kanë qenë gjithherë shembull për harmoninë fetare si vlerë nacionale e jona.
Prandaj, sipas tij, Krishtlindja e sivjetme përveç se na rikujton këtë harmoni, na forcon dhe paqen e begatinë aq të nevojshme ndërshoqërore./21Media