Vdiq prodhuesi kanadez i filmave, Jean-Marc Vallee

 
Skenaristi kanadez, Jean-Marc Vallee, i cili njëherësh u veçua si regjisor dhe producent, vdiq papritur në moshën 58 vjeçare. Ky prodhues filmash u njoh për shpierje të tregimeve të vërteta në drama televizive.
Vallee u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në periferi të Quebec. Vdekjen e Vallee e  konfirmoi publicisti i tij, Bumble Ward, i cili në një deklaratë tha se Valle ka vdekur papritur. Nuk janë dhënë detale të tjera në lidhje me vdekjen e tij.
Vallee, tani i ndjerë, u veçua për regji të serisë fituese të çmimit Emmi “Big Little Lies” dhe filmit fitues të Oscarit “Dallas Buyers Club” . Filmi “Dallas Buyers Club” u realizua në vitin 2013. Ai paraqet një tregim të bazuar në ngjarje të vërtetë, elektricistin Ron Woodroof , i cili në vitin 1985 disgnostifikohet me H.I.V. Ai shpesh me mund ia del të marrë ilaçet në SHBA, në mënyrë ilegale. Rolin e z. Woodroof luan aktori Methju Mekkonehi, i cili u shpërblye me çmimin Oskar për aktorin më të mirë.
Jean-Marc Vallee bashkëpunoi me aktorë të profilit të lartë si Reese Witherspoon, Nicole Kidman e shumë aktorë të tjerë.
Veç “Big Little Lies” dhe “Dallas Buyers Club”, ai u veçua edhe për regji të një radhe filmash e serish të suksesshme, si “The Young Victoria”, “Sharp Objects” dhe “Wild”.
Prodhuesi i filmave, Jean-Marc Vallee, pas vetës la dy djem./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=kz79YrzMhI0

Show More
Back to top button