Zëvendësministri Makreshi: PAI dhe LVV janë në bashkëqeverisje dhe jemi shumë stabil

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makreshi, sot ka deklaruar se Partia e Ashkalinjve për Integrim dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në bashkëqeverisje dhe janë shumë stabil.
Ai ka theksuar se vazhdojnë të qeverisin bashkë, duke u angazhuar në të mirë të qytetarëve.
“Bashkë me kryeministri z.Kurti, dhe kabinetin e tij qeveritar, jemi duke trajtuar problemet e komunitetit Ashkalinje në menyrë shumë serioze e transparente. Qeveria KURTI ll, stabile dhe e gatshme e me vullnet të plotë, të permirësojë jetën e komunitetit Ashkalinjë.”, ka shkruar Makreshi në Facebook.
Ndryshe, sot më herët, kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi ka deklaruar për rtv21.tv se partia e tij nuk e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Lajmi nuk është i vertete”, ka bërë të ditur ai për rtv21.tv
Ky reagim ka ardhur pas postimit të nënkryetarit të kësaj partie, Gani Elshanit, i cili ka deklaruar se është prishur koalicioni qeveritar PAI me VV-në.
Lidhur me këtë, kryetari i PAI-së, Hetem Arifi për rtv21.tv është shprehur se nuk e di!
“Nuk e di sipas tij në Prizren paska pas diqka ne mes tyre, mirepo nivel qendror nuk ka asgjë ne lidhje me këtë”, ka deklaruar ai për rtv21.tv./21Media

Back to top button