Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministrja Rizvanolli u kërkon deputetëve të votojnë shpalljen e gjendjes emergjente për energjinë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot në seancën e Kuvendit u ka kërkuar deputetëve të votojnë shpalljen e gjendjes emergjente për energjinë në Kosovë.
“Aprovimi i një vendimi të tillë i mundëson qeverisë të zbatojë masat menjëherë, megjithëse i njëjti duhet të aprovohet edhe nga Kuvendi brenda 7 ditësh. Masat duhet të jenë në fuqi deri në 60 ditë. Propozim vendimi parasheh themelimin e Komitetit teknik emergjent”, ka deklaruar ajo.
Sipas ministres, vendosja e masave nuk do të thotë që masat vendosen menjëherë, por ia jep të drejtën qeverisë që të vendosë masa në kohëzgjatjen që e sheh të domosdoshme për të tejkaluar krizën më lehtë.
“Andaj ju deputetë, ju ftoj ta aprovoni këtë vendim”, ka shtuar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button