Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: Kurti ta kthejë diplomën nëse nuk e di se çmimi i rrymës kontraktohet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, sot në seancën e jashtëzakonshme e cilësoi popullist dhe të paditur Qeverinë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, për menaxhim të krizës me energji elektrike.
Në seancën e jashtëzakonshme, ku po shqyrtohet vendimi të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, Abdixhiku ka theksoi se vendet e BE-së dhe rajonit kanë bërë zgjidhje pa u ankuar. Teksa thekson se Kosova është vonuar gjashtë muaj për të shpallur gjendjen emergjente dhe është bërë lajm ndërkombëtar për krizën energjetike.
Kreu i LDK-së madje pati edhe një kërkesë për kryeministrin Kurti.
“Ne sot jemi në dhjetor, katër ditë para përfunduar viti e gjashtë muaj pasi ka nisur kriza, e tek sot, tre muaj pasi vendet e rajonit janë marrë me këtë krizë, ne e kemi nisur të dëgjojmë masat e Qeverisë. Me gjashtë muaj vonesë. Tani kjo s’është parapërgatitje, por është menaxhim krize, e kur menaxhon krizë s’mund të kesh rezultat të mirë. Sepse, Qeveria jonë populliste siç është, verës kur tjerët merreshin me problemet e energjisë, kjo Qeveri shpërndante parulla nëpër Evropë se ka zhvillimin më të madh, aq të lartë sa që po arrin edhe Kroacinë. Kryeministri që i ka krejt, që së s’është këtu, na thotë se rryma s’blihet, sepse s’konservohet në frigorifer. Për këtë janë fajtor krejt, secili përveç tij që është në pushtet… Kjo është më shumë se padituri. Është krizë e tij, e qeverisë së tij. Sepse jam i bindur se ai duhet ta dijë, e nëse nuk dinë si inxhinier ta kthej diplomën menjëherë në universitet, s’e rryma çmimi I rrymës kontraktohet, rezervohet”, theksoi Abdixhiku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button