Kaloni te përmbajtja kryesore

Molliqaj pranoi ftesë nga Policia

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur se sot ka pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kanë ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.
“Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek unë.”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Ai ka shtuar se të gjitha informatat do të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
“Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici. Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet t’i shkojmë deri në fund.”, ka shkruar Molliqaj në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button