Dy të vdekur dhe 708 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 4 mijë e 485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 708 qytetarë.
Janë 6 mijë e 249 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.
Janë shëruar 293 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200 mijë e 758 që nga fillimi i epidemisë./21Media

Back to top button