Arrestohet një mërgimtar nga Kroacia
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:30 policët e Departamentit të Policisë Kamjan kanë arrestuar të dyshuarin V.I nga fshati Pirtok.
Gjatë kontrollit në veturës (pasat) të 24 vjeçarit me targa të Kroacisë kanë gjetur pistoletë e gazit për të cilën nuk ka poseduar dokumente, transmeton TV21.
Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës./TV21