Derbi në “Stamford Bridge” mes Chelseat e Liverpoolit

Sot me fillim nga ora 17:30 do të fillojë derbi në stadiumin “Stamford Bridge” mes kampionit evropian Chelsea dhe gjigandit anglez Liverpool, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 21 të Premier Ligës angleze.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë një pikë dhe një vend në tabelë, ku Chelsea zë pozitën e dytë me 42 pikë, krahas Liverpoolit që renditet i treti me 41 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në xhiron e fundit, Chelsea barazoi me rezultat 1:1 me skuadrën e Brightonit, kurse Liverpooli pësoi humbje me rezultat minimal 1:0 kundër Leicester Cityt.
Ndërkaq, ndeshja e fundit mes Chelseat dhe Liverpoolit daton në muajin gusht të vitit 2021, ku asokohe në stadiumin “Anfield Road” të dy skuadrat ndanë pikët ku rezultati ishte i barabartë 1:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për “Blutë” e Londrës nuk do të paraqiten Ben Chilwell, Andreas Christensen, Thiago Silva, Timo Werner dhe Reece James, kurse “Të Kuqtë” nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Adrian, Elliot, Phillips, Robertson, Origi, Minamino dhe Thiago.
Po ashtu, në ndeshjen e sotme do të mungojë edhe trajneri Jurgen Klopp, për të cilin u konfirmua dje se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe Liverpoolin do ta drejtorë ndihmës-trajneri Pep Ljinders.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Chalobah, Rudiger; Hudson-Odoi, Jorginho, Kante, Alonso; Mount, Havertz; Lukaku
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Henderson, Fabinho, Oxlade-Chamberlain; Salah, Jota, Mane
17:30 Chelsea – Liverpool (Stadiumi Stamford Bridge)

Back to top button