Shpërthimi në Vlorë, zbulohet shënjestra e ngjarjes kriminale
U zbuluan detaje të tjera sa i përket makinës që shpërtheu sonte në qytetin e Vlorës.
Sipas policiseë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”.
Shpërthimi i një lënde të vogël plasëse ndodhi në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volkswagen Pasat”, në pronësi të shtetasit Benard Sinmataj.
Mësohet se nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale.
Forcat e Policisë dhe grupi hetimor vijojne veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit.
Sinomataj ka qenë i arrestuar në vitin 2015./Vizionplus