Moti në dy ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes./21Media