Ja përse ju fryhet stomaku

Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.
Sipas ekspertëve, gratë vuajnë nga fryrja e barkut më shumë, sepse nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë mbajtjen e ujit. Gratë gjithashtu përjetojnë më shumë simptoma të IBS për shkak të çekuilibrit hormonal dhe një nga simptomat e IBS është fryrja e barkut.
Ka disa mënyra për të evituar ose për të ndihmuar veten që mos ta ndjeni shume këtë fryrje:
1-Mos vishni rroba të ngushta kur hani bukë- Ndonjëherë nuk ka të bëjë çfarë hani, por si. Veshja e ngushtë mund t’ju ​​ngushtojë stomakun, duke e bërë më të vështirë kalimin ushqimit. Prandaj, lironi rrobat para se të hani.
2-Hani fibrat e duhura- Ushqime si thjerrëzat, fasulet, brokoli, shpargu, misri, gruri, patatet, ëmbëltuesit artificialë ose shumë fibra mund të shkaktojnë fryrje të stomakut.
3-Eleminoni pijet e gazuara- Ndoshta nuk është për t’u habitur, por pijet me gaz janë një faktor tjetër që shkaktojnë ndjesinë e fryrjes, sepse ato lëshojnë gazin dioksid karboni në stomak.
4. Bëni kujdes me stresin- Kur jemi në ankth, frymëmarrja jonë mund të bëhet e parregullt, mund të thithim më shumë ajër, ose padashur të mbajmë frymën. Kjo ndikon në fryrjen e stomakut.

Back to top button