Kaloni te përmbajtja kryesore

Kryetari i Tiranës i dorëzon “Çelësin e Qytetit” kryetarit të Prishtinës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar sot “Çelësin e Qytetit” homologut të tij kosovar, Përparim Ramës.
Kryetari i Prishtinës dje ka shkuar në kryeqytetin shqiptar për vizitë zyrtare. Sipas pamjeve të publikuar nga kryetari Rama, ai dhuratë i bëri Veliajt një plis.
Të dy palët, po ashtu shikuan bashkë edhe një shfaqje teatrale të realizuar nga trupa e aktorëve të Tiranës dhe Prishtinës.



Vlen të theksohet se në ditën që Rama mori detyrën e kryetarit bëri të ditur se ndër kryetarët e parë që do e ftonte në vizitë do të ishte Erion Veliaj./kallxo

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button