Rreth 254 mijë izraelitë kanë marrë dozën e katërt të vaksinës

Rreth 254 mijë njerëz në Izrael kanë marrë një dozë të katërt të vaksinës kundër koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të publikuara në një raport ditor të shpërndarë nga ministria, rreth 254,000 njerëz në Izrael janë vaksinuar katër herë që kur Izraeli filloi të përdorë një dozë të katërt, një përforcues të dytë javën e kaluar.
Të gjithë izraelitët e moshës 60 vjeç e lart, punonjësit mjekësorë dhe ata që janë të imunosupresionuar kanë të drejtë të marrin dozën e katërt të vaksinës.
Programi i katërt përforcues është një element kyç i strategjisë së Izraelit përballë variantit në rritje të Omicron dhe kryeministri Naftali Bennett të dielën vlerësoi përgjigjen e jashtëzakonshme ndaj prezantimit, transmeton rtv21.tv
“Pothuajse 250,000 njerëz tashmë janë vaksinuar [për herë të katërt. Kjo është një përgjigje e jashtëzakonshme që do të parandalojë shumë sëmundje dhe vuajtje të rënda”, ka thënë Kryeministrit i vendit.
Bennett tha gjithashtu se 1.5 milionë teste të shpejta të antigjenit po dorëzohen në shtëpitë e të moshuarve me shpresën për të shtuar një shtresë tjetër mbrojtjeje për ata që janë më të prekshëm ndaj koronavirusit./21Media

Back to top button