Burri vrau gruan, tentoi ta vrasë edhe veten, mbeti i plagosur

Një burrë sonte ka vrarë ish-bashkëjetuesen e tij me armë zjarri, në fshatin Nenshat, në Vaun e Dejës.
Mësohet se çifti ishte i divorcuar. Pas krimit, burri ka tentuar që t’i japë fund edhe jetës, shkruan Oranews.
Policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat janë të paqarta.
“Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe. Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.”, ka informuar policia.

Back to top button