Burri qëlloi ish-gruan në hyrje të banesës, 40-vjeçarja vdiq në prani të babait e vajzës së mitur

Xhuliana Topalli, 40 vjeçe sonte mbeti viktimë në fshatin Nenshat në Vaun e Dejës, pasi u qëllua me kallashnikov nga ish-burri i saj.
50-vjeçari Niko Hila e vrau në hyrje të banesës, ku gruaja banonte me babain e saj dhe vajzën 4-vjeçare.
Mësohet se pasi gjuajti ndaj ish-gruas, 50 vjeçari qëlloi dhe veten dhe mbeti i plagosur. Ai u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se konflikti erdhi pas ndarjes së tyre rreth 1 vjet më parë.
40 vjeçarja mbeti e vdekur në prani të babait dhe vajzës së saj 4-vjeçare.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes po bëjnë mbledhjen e provave për të bërë të mundur zbardhjen e vrasjes./Oranews

Back to top button